MA NË FUND EDHE FESTIVALI I FILMIT SHQIP
Nga Gazetajava.com
MA NË FUND EDHE FESTIVALI I FILMIT SHQIP
Nga Eki Rrahmani, Londer
Oct 21, 2005, 14:15
Vetëm dhetë ditë para fillimit të ‘London Film Festival’, në një qoshe të Londrës perëndimore, pranë lumit Thames, në të famshmen “Riverside Studios”, prej 05-09 Tetor u organizue stinori i parë i Filmit Shqiptar.
Gjatë katër ditëve u paraqitën filma të metrazhit të gjatë si dhe të shkurtë nga Shqipëria e Kosova. Për fat të keq, mungoi filmi “Slloganet” i Gjergj Xhuvanit, që u pat shfaq n’Londër n’BFI, si dhe “Kukumi” i Isa Qosjes.
Hera e mbramë që në mënyrë të denj u paraqitën shqiptarët n’Riverside ka qenë shfaqja e dramës “Gof”, me regjinë e Luljeta Çekut , si dhe loja e Agron Bibës në teatrin e këtij kompleksi.
Kësaj here u befasova edhe mâ për të mirë.
Festivali i flimit Shqip! N’Londër! Bukuri!
Ma herët, shumë pak kisha ndigju për organizatorët, “Arbëria”.
Edhe ma pak për yllin e vërtetë të këtij festivali, z. Shpëtim Alimeta
dhe ndihmësit e tij. Por, ata organizuen nji festival që në mënyrë të denj i prezentoi vlerat e reja të kinematografisë shqiptare.
Në hymje t’Riverside, mysafirët i mirëpriti nji shqiptar i veshun me tesha kombëtare.
Kështu që, me t’hyme, ndezeshin flakë nga gëzimi fytyrat e shqiptarëve.
“Arritëm edhe n’Riverside”, përshpëritnin disa shqiptarë gjatë koktejit modest t’organizuem nga “Arbëria” me rastin e hapjes solemne të këtij stinori.
Shpëtimi u ofronte mysafirëve ‘bukë, krypë e zemër’, po edhe pse kish fillu Ramazani dha Zoti e nuk munguen as birrat “Tirana”.
Për nji komunitet që asht aq i shkapërderdhun e i paorganizum, si asht komuniteti shqiptar, kjo ngjarje ishte ‘top’, nuk ka ku shkon ma mirë.
Në fjalën e rastit, Shpëtimi përshëndeti mysafirët, artdashësit dhe njerëzit e filmit dhe, ndër të tjera, tha:
“Festivali vjen si një fjalë e ngrohtë midis bashkësisë Shqipfolëse këtu në Londër, e cila po tregon shenja pjekurie dhe bashkëpunimi pozitiv si qytetarë të vërtetë të kryeqytetit shumëkulturor londinez. Ky organizim synon që të krijojë edhe fillesën e një tradite të përsëritshme në të mirë të shkëmbimit të përvojës, integrimit, dhe lidhjes së urave midis artistëve shqiptarë dhe atyre anglezë, por edhe midis organizatave shqiptare midis vetvetes dhe me vendorët.”
Festivali u hap me filmin e Vladimir Priftit “Dasma e Sakos” (1998), nji dramë me ngjarje nga fillimi i shekullit të kaluem. Ky film ishte çift me filmin fantastik të Artan Minarollit “Natë pa Hënë” (2004) (nji vajze e re, udhës për n’gyrbet me gjyshin e saj, bie n’dashni me nji të panjoftun…)
Festivali pastaj vazhdoi me filmat e Fatmir Koçit “Tirana - Viti Zero” (2001), nji film që kish kriju nji atmosferë shumë të bukur, karaktere të zhvillueme shumë mirë, por jo edhe skenarin. Kjo ish xehër në krahasim me tripin që e krijoi filmi i Isa Qosjes “Proka” (1985), ku për shumë veta nga publika ishte ‘too much’ dhe lëshuen sallën.
Motivi i emigracionit ishte motivi që e preokuponte kinemanë shqiptare. Emigrimi ishte edhe temë e filmit të Mevlan Shanajt, “Lulet e Zeza” (2003), film i cili bante fjalë për nji komunitet në zhdukje e sipër nga emigrimi. As ky film nuk kaloi aq mirë me publikun.
Filmi që ma së shumti u pëlqye nga mysafirët ishte filmi i Edmond Budinës “Letra në Erë” (2002), ku sidomos duhet me lavdue punën që ka ba Edmond Budina jo vetëm si regjisor, por edhe si aktor. Edmondi me mjeshtëri e kombinon realizmin e hidhun të Shqipnisë së ‘90tave, me nji ‘road movie’ element, ku i ati mbaron n’Itali tue e kërkue të birin.
Filmi i Budinës u përcjell me tre filma tjerë të shkurtë: filmin e Bujar Alimanit “Kolibja e Qenit” (2002), “Edeni i braktisur” i Eno Milkanit dhe filmi i Burbuqe Berishës “Kosova 9/11”.
Filmi “Kosova 9/11” i Burbuqes (edhe pse personalisht i kam problem këto temat e 9/11), sa herë që po e shof, po m’pëlqen secilën herë ma shumë e ma shumë.
Tuj menu qe s’ka me dhezë prapë naj tregim për 9/11, kur qe Ismet Sijarina me nji tjetër. Ky film ish ‘one to many’ sa i përket 9/11, por prapëseprapë shihej që Ismet Sjarina kish ba punë shumë të mirë me binjaket.
Po ashtu si pjesë e festivalit u mbajt edhe nji seminar për gjendjen e kinematografisë shqiptare, ku si befasi u shfaq filmi dokumetar i Vladimir Priftit “Butrinti”. Folën Arben Lami, drejtor i Qendrës Kinematografike, Vladimir Prifti, si dhe disa njerëz tjerë të filmit. Konkludim i tanë pjesëmarrësve ishte se kinematografia shqiptare ballafaqohet me nji krizë finanacash, por jo edhe krizë talenti. Iu banë disa vërejtje shtetit shqiptar dhe organizmave kompetetentë për me ba ma shumë n’aspektin e promovimit të filmit shqiptar si dhe bashkëpunimit mes brezit të vjetër dhe brezit të ri.
Si nji kronist ad hoc i këtij festivali, uroj që “Arbëria” dhe Shpëtimi të përsërisin këtë sukses në stinorët e ardhshëm.
P.S. Fernando Meirilles, që për lexuesit e gazetës JAVA pat dhanë intervistë eksluzive vitin e shkuem, sivjet e hapë “London Film Festival” me filmin e tij të ri ‘The Constant Gardener’.
Ma shumë për LFF në numrat e ardhshëm të “Javës”.
by Gazetajava.com

0 Comments:
Post a Comment
Subscribe to Post Comments [Atom]
<< Home