“FERR” ASHT XEHER!"
Nga Gazetajava.com
Intervista
“FERR” ASHT XEHER!"
Nga Eki Rrahmani, Londer
Oct 27, 2005, 15:29
S’po filloj me asnji hymje sivjet për London Film Festival. Qëllimisht, sepse po du me hy në “Ferr”.
Fillova me shkru për “Ferr-in” 15 minuta pasi përfundoi filmi.
S’me pritej aspak për me i shkarku këto mendime për filmin prej kreje.
“Ferr” asht titulli i filmit të dytë të Danis Tanovic’it, regjisorit nga Bosna.
“Ferr” më mbushi jetë. “Ferr” ma dha nji injeksion adrenaline n’tru. M’bani me mendue për jetën....
Jetë o Jetë...
Jeta asht tash. Jetoje!
Jo vetëm që “Ferr” m’shtini llugave, po m’bani edhe me vrapu si i trentë rrugëve të Londrës. Ma zi, ma kish pas humbë edhe orientimin. Mekanikisht i përcillja kambët, e trunin e kisha lanë n’errësinën e kinemasë “Odeon”, West End.
Konstatova se paska kohë që s’paskam hy n’këso ujna. Nashta prej filmit të Elia Sulejman, ‘Divine Intervention’.
Po thom, moti, moti, nuk ka mujt asnji film tjetër me m’prekë aq shumë në shpirt .
Asi t’prekne...që s’mbahet n’mend...që t’çon peshë!
Në kësi stadi, e me refrenin e muzikes “Ferr”, që mu kish ngul n’tru, mbërrita te lumi “Thames”.
Më ndjekte ende ai film.
Paterna e filmit, ‘storyline’, montazhi, aktrimi, skenari, lëvizja e kamerës, ngjyrat - MJESHTËRIA.
“Ferr” asht përjetim.
Trajektorja e këtij përjetimi fillon nga Medea, e nëpër Bosne deri ku mundet imagjinata me t’çu...diku në gjithësi, e pastaj kthehet mbrapa në shpirt dhe ban kërdi..
“Ferr” të turbullon krejtësisht.
“Ferr” të ban me vrapu.
Asht nji prej atyne seneve të mira që, s’e di pse, të mbushin energji e të bajnë me i dhanë vrap.
Danis Tanovic me “Ferr” kishte zbërthy e ç’zbërthy, e pastaj gatu e rigatu, personazhet dhe tregimin në mënyrë fantastike.
“Ferr” asht xeher.
“Ferr” m’bani me shiju jetën sikurse e kisha shiju jetën n’ato sekondat e gjata si shekuj që i kam përjetu gjatë fundit të 80ve, tuj i gju me gur milictë.
“Ferr” asht i bazuem në skenarin e regjisorit polak Krysztof Kieslowski dhe bashkëpunëtorit të tij, skenaristit Krzysztof Piesiewicz.
I shkruem disa vjet para vdekjes së Kieslowskit, asht pjesa e dytë e trilogjisë "Heaven – Hell - Purgatory", që ishte bazue në “Ferrin” e Dantes.
Tanovic me mjeshtëri e kishte zbërthy skenarin, tue krijue tension dramatik dhe nji ndërlidhmëni fanatastike të tregimeve sa edhe Robert Altman kishte me i pasë zili.
Asht krejt tregim tjetër krahasue me “No Man’s Land” (filmi i parë i tij). Po, prapë se prapë, në “Ferrin” e Tanovicit gjenë shumë referenca nga Ballkani, të cilat shkrihen aq mirë në dashuni a në dhimbje të personazheve, në lëvizje të kamerës, në zgjedhjen e ngjyrave, apo karshi ‘set-it’ - Parisit.
Pikërisht filmat si “Ferr” e vështirësojnë ndjekjen e filmave tjerë në festival. Se ata të marrin me vehte e të shtjerrin apetitin.
Nji të nesme festivali, me ndihmën e organizatorëve të London Film Festival, pata sukses me kontaktu Danisin dhe ai pranoi me e ba nji intervistë për “Javën”.
Ishte mëngjes Tetori n’Londër.
Çudi, jo vetëm nuk binte shi, po edhe dielli rrezonte.
Isha tuj ec drejt qendrës kur, qe ishin çu londinezët me mëngjes, me mija, dhe e kishin okupu sheshin “Trafalgar”.
U interesova. Mos ka fillu Bushi naj luftë t’re? Kuptova se ata ishin dalë me kujtu nji “Adem Jashar” të vetin. Ishte përvjetori i betejes së Trafalgar’it dhe heroit të tyne Nelson.
Kështu, u desht me i ra rreth-e-qark sheshit, e mbas pak e gjeta veten në Sofitel, ku në nji ambient jozyrtar e shumë friendly, LFF organizon ‘breakfast with filmmakers’.
Meniren e rregullova dozën e kafeinit dhe mbas pak e gjeta veten tuj folë me nji gjuhë që ka kohë që nuk e kam folë:
“Ja sam Eki, iz Pristine. Zivim u Londonu , a inace pisem za “Java”, nedeljni magazin na Kosovu...Kako si...Sta ima?...”
E masanej e vazhdova me: “My Bosninan is bad, it has been a long time....”
Kështu, me nji boshnjakqe të ndryshkun, fillova intervistën me Danis Tanovic, regjisor, i njoftun në tanë botën si fitues i Çmimit “Oscar 2001”, për filmin ma të mirë të huej “No Man’s Land”, si dhe të 42 çmimeve tjera, në mesin e tyne edhe “ Prix du scénario” në “Cannes Film Festival” me 2001, dhe “Golden Globe Award” për “Best Foreign Language Film”, me 2002.
Danis Tanovic, nji djal i ri boshnjak nga Zenica, në festivalin e sivjem n’Londër erdhi me filmin e tij të dytë, “Ferr”.
Tanovic ka ni ngjashmëni fizike me Bekim Fehmiun. Për fillim, në vend të kaftjallit, si ballkanas i vërtetë, kërkoi vetëm – nji tak-e-tuke duhani.
KUR PUNON ME NJERËZ TË MIRË
JAVA: Çka asht “Ferr”?
DANIS TANOVIC: “Ferr” jemi na, tanë na, njerëzia.
JAVA: Prej filmit “No Man’s Land” në “Ferr”. Po si erdhët te “Ferr”?
DANIS TANOVIC: (Mbas nji t’keshme koxha t’gjatë, Tanovic tuj i shiku gazetarët tjerë që na kishin rrethu, tha) A din çka, na nuk kemi kohe mjaft për me folë për këte send. Shkurt, asht nji projekt që e kam lexu para nji kohe shumë të gjatë. Vitin e kaluem isha tuj punu diçka tjetër, e ai projekt befasisht u ndal, kështu që, kur merr parasysh opcionet që i kisha në tavolinë, ky ishte opcioni që më tërhjeku ma së shumti. Më pëlqeu skenari.
JAVA: Sa i rrini besnik skenarit? Tana ato ndërcopëtime janë në skenar?
DANIS TANOVIC: Paj, shiko, shumica e tyne parashikohen në skenare. Në disa vende ndërrova renditjen e disa skenave. Po mendoj, kur e bamë montazhin, i bamë edhe disa rokada, por prapë-se-prap- i qëndruem besnik skenarit origjinal. Nuk ndërrova asgja në strukturë.
JAVA: Nji send tjetër që m’ka lanë mbresa të mëdha asht zgjedhja e kamerës/ndriçimit, e sidomos pamja e filmit. Si vendoset për asi lloj pamje, gati si me qenë në botën e reklamave?
DANIS TANOVIC: Reklamave, pse a po menoni që filmi duhet me u dokë si reklamë?
JAVA: Jo, por filmi ta jepë nji ndjenjë të tillë...mendoj se jam tue ju ba komplimente juve me këtë konstatim...Asht me të vërtetë fantastik.
DANIS TANOVIC: OK, e mora vesh se çka po doni me thanë. Paj...fotografia e Hitchcok’ut doket si reklamë poashtu, ajo e David Lynch’it njajt. Une vetëm e ndjeva se ky tregim duhet me u ba në këte manir. Në “No Man’s Land” nu ka pasë vend për nji stil të tillë, por në “Ferr” m’bahej se duhet me e shtye këte stil ma tepër. Dhe, për këte arsye edhe e xhiruem në ate mënyrë.
JAVA: Po...kam ndigju se keni kërku specialisht që me kamerë e ndriçim të punoni me Laurent Dailland? Pse bash ai?
DANIS TANOVIC: Pikë s’pari, e kam pa punën e tij që ka ba ma para, e n’anën tjetër Cedomir, producenti jem, e njef shumë mirë dhe m’tha se asht shumë burr i mirë. E une gjithmonë preferoi me punue me njerëz të mirë. Kjo asht me randësi për mu - me punue me njerë të mirë. Njof shumë kameramana që janë super të mirë, po n’anën tjetër jane ‘pain in the ass’, e une me ta s’kam qejf me punu. Mundohem kësi njerëz me i vu n’shmang sa ma shumë.
JAVA: Në “No Man’s Land”, shumica e aktorëve ishin mashkuj, kurse në “Ferr” shumica janë femna. Si ishte ta përjetosh këte ndryshim?
DANIS TANOVIC: Ndërrimi më pëlqen, por, n’anën tjetër, për mu kjo krejt asht njisoj. Mue me interesojnë dy sene. E para: skenari dhe çka due me ba me te. Nëse nuk e pëlqej skenarin, atëhere nuk muj me punue. E dyta: gjithmonë jam i interesuem me ba diçka që nuk e kam ba përpara. Më duhet gjithmonë me mësue diçka t’re. Nuk muj me i përsëritë senet që tashma i kam ba. Të siguroj se kurrë nuk ke me e pa “No Man’s Land 2 ose 3”.
JAVA: Tue e konsiderue përvojën tande me filma dokumentarë gjatë luftës...kur ke punue në “homeground”...si ishte kur punove në “Ferr”, në nji ambient plotësisht tjetër?
DANIS TANOVIC: Po edhe ky film asht ‘homeground’ për mue tashti.
Sot une kam krijue familje, kështuqë familja asht ‘homeground’ për mue. Në njifarë mënyre, gjithmonë asht se nuk mundesh me ba filma për sene që nuk i kupton.
Kështuqë, gjithmon gjen pika apo kande që njeriu i din.
JAVA: Po praktikisht, në kuader (skenë) si punoni? Çfarë stili, me prova, pa prova?
Stili i punës me aktorë? Cili asht sektreti i Danis Tanovic?
DANIS TANOVIC: Shiko, s’ka sekrete këtu. Per mue krejt mvaret prej skenarit dhe në cilën skenë jam tuj punue. Si dhe, natyrisht, me çfarë aktorë kam punë. Nëse e kam nji skenë që do t’bahet skenë e aktorëve, si me thanë, ku aktorët dëshirojnë me eksperimentue, atëhere une i la senet me u zhvillue n’ate mënyrë. Do t’ishte çmenduni me veprue ndryshe.
JAVA: Sandra Hebron, drejtoresha e programit të festivalit LLF, kur e prezentoi filmin u shpreh se asht bukur me e pa se si Tanovic e ka ndërrue stilin krejtësisht. Mirëpo, kur e shikova filmin mendova plotësisht të kundërtën. Menoj, tregimi asht tjetër plotësisht, por ka shumë frymë Ballkani aty. Me cilin mendim ishit pajtu ju?
DANIS TANOVIC: Nuk mendoj se dikush mundet me e ndërrue stilin ashtu...krejtësisht. Ndoshta në “No Man’s Land” nuk e kam lëvizë kameren ashtu si e kam lëviz në “Ferr”, po, n’anën tjetër, pajtohem që prapë anon kah Ballkani.
JAVA: M’fal për naivitetin, po vetëm deshtame e dijtë nji gja: pse e keni përdorë librin e Mesa Selimovic’it në film? Pse bash ate libër?
DANIS TANOVIC: Jo, jo...mirë e keni hetue. Ka mujt me qenë çfarëdo libri. Në skenar asht e shkrueme se ai (protagonisti) lexon poezi...Mue si i ri Mesa m’ka lanë shumë mbresa dhe për këte arsye e kam vnu aty. Kam pas mundësi me zgjedhë diçka që une di dhe, n’anën tjetër, shkon mirë me personazhin, kështuqë vendosa për Mesa Selimovic’in.
JAVA: Muzika. E pashë në titrat e fundit që jeni kompozitor.
DANIS TANOVIC: Une kam qenë vetëm mbikqyrës. Kryesori ka qenë Dusko Segvic. Ai asht nji i ri, shumë i talentuem dhe shpresoj se “Ferr” ka me i ndihmue në karrierën e tij.
JAVA: Ajo muzikë, ai refren...ende e kam n’krye...
DANIS TANOVIC: Shumë mirë...shkrueje këte send.
JAVA: Ke punue me Cedomir Kolar’in ma para, në filmat tjerë. Çfarë efekti ka pasë fitimi i “Oscar’it” në marrëdhaniet regjisor-producent, ose çfarë ndikimi ka pasë fitimi i “Oscar’it” n’ty? Ka ndryshue gja?
DANIS TANOVIC: Nuk asht se njeriu ndryshon aq shumë ose se senet ndryshojnë aq shumë kur e fiton “Oscar’in”. Une ende jam i njajti njeri, veçse bota më shikon ndryshe. Sa i përket Cedomir’it, ne jemi shokë, kemi qejf me punu bashkë. Me folë për politikë e sene-vene, edhe e kemi nji kompani bashkë.
JAVA: Çka asht seni i ardhshëm për Danis Tanovic’in?
DANIS TANOVIC: I kemi tri projekte në paraprodhim. Jemi kompani e vogël dhe për me mbijetu na duhet me e ba sendin që ma s’pari e ka buxhetin. Por, ende nuk e dijmë se cili ka me qenë...

1 Comments:
4eyk4ol3c
Have a look at my blog - Halogen Oven Reviews
Post a Comment
Subscribe to Post Comments [Atom]
<< Home