London Film Festival: KUSH KUJNA IA LSHON MJEKËRR?
Nga Gazetajava.com
Filmi
London Film Festival: KUSH KUJNA IA LSHON MJEKËRR?
Nga Eki Rrahmani, Londer
Nov 10, 2005, 15:38
Prej vitit 1659, kur në Mbretni ka fillue me u mbajt statistikat, ky Tetor që e lamë mbrapa ka qenë Tetori ma i nxehtë ndonjihere n’histori.
Nuk po e them vetëm sa me jau shtu merakun për ‘global warning’, por kur n’Londër mbretnon mot aq i kandshëm, përjeton dhembje të vërtetë kur zgjedhë me u ngujue n’errësinën e kinemave t’Londrës.
Po...çka me ba...London Film Festival ndodhë vetëm njihere në vjet dhe prapë sivjet LFF rikonfirmoi se asht nji ndër festivalet ma të mëdha në botë.
Para se ta sjell nji pasqyrë t’asaj që ndodhi gjatë këtyne dy jave, m’duhet me e përmend nji ndodhi tjetër që këto ditë Tetori e ndriti jeten teme.
Ishte nji mbramje për promovimin e librave që e bani nji mik jemi i madh, Bejtullah Destani.
‘Highland Lute’ (“Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës, përkthye nga Robert Elsie) dhe “Ali Këlcyra: A Red and Black Aristocrat” (“Ali Këlcyra: Aristokrati Kuq e Zi” e Tanush Frashërit), u promovuen hiq ma pak se në “House of Commons”, njëra nga dy dhomat e parlamentit britanik.
Mysafir ishin disa anëtarë të parlamentit britanik, në krye me John Austin – udhëheqës i grupit anglo-shqiptar n’Parlament, gjashtë amasadorë të vendeve të ndryshme, përfshi këtu edhe amasadorët e Shqipnisë, Serbisë e Malit te Zi e Sllovenisë.
Me plot dëshirë i pezullova tre filma nga programi im për këte natë. I kisha propozu Rugovës, nëse e lexon këte artikull, që të madhin Bejtullah Destani ta dekoroj me farë çmimi, se ma merr mendja edhe ky kish me qenë nji hap drejt pamvarsisë së Kosovës!
Gjatë këtij Tetori të nxehtë, dilema ma e madhe për çdo filmdashës asht - ku me ja nisë?!
Panikë.
Kur ke vetëm dy javë, ke ma se 180 filma, ke ma se 30 premiera europiane e ma se120 premiera britanike, as panika nuk banë punë.
Vesela kazakova, "Stolen Eyes"
Aq shumë filma, e aq pak kohë.
Sivjet e kemi pas mazën e regjisorëve të botës, tuj ja nisë prej veteranëve si Atom Egoyan, Michael Haneke, Mohsen Makhmalbaf, Michael Winterbottom, Terry Gilliam, Takeshi Kitano, Lars von Trier, Steven Soderbergh, Vllaznia Dardenne, Gabrielle Salvators...Por edhe të regjirëve të ri, që janë tuj e ndjek rrugën e t’parëve si, Danis Tanovic, Fernando Meirelles, Kutlug Ataman, Nicholas Winding Refn, Fatih Akin, e shumë të tjerë.
Prapë mungon ndonji filmatar shqiptar!
Fatih Atkin, regjisor
N’anën tjetër, nga kojshitë tanë, vendet tjera Ballkanike, ka pasë filma ma shumë se çdo vit tjetër. M’duhet me e cekë filmin fantastike nga Bosna, “Kod Amidže Idriza”, me regji të Pjer Žalica-s. Asht nji film që t’i qetë lotë n’sy, jo se tregon në mënyrë eksplicite far krimi n’Bosne, po ta përkujton bukurinë e njerëzve dhe humorin që çdo njeri që ka qenë n’Bosne ma merre mendja e ka përjetu.
Skenari asht i konstruktuem nga përditshmënia, ngjarjet fare të parëndësishme.
Žalica në mënyrë të thjeshtë nxjerrë në sheshe traumat që personazhet e tij i kanë përjetu po në të njajtën kohë prek në problemet e reja n’Bosnen e mbasluftës.
Në nji vend ku ke fat nëse je i punësuem...po edhe nëse je, prapë të duhet me u mësue me kompjuterat. Në mënyrë shumë të thjeshtë Žalica i ndërlidhë personazhet (kojshitë) së bashku në ‘storien’ e tij, ku ata vajtojnë kohët e shkueme dhe i kujtojnë ditët e komunizmit kur çdo gja ishte shumë thjesht. ***image2:center*
Žalica në mënyrë fantastike të merr me vehte e të njofton me detalet më të imëta të botës intime të këtyne personazheve. Nji film i punuem bukur, i kandshëm, me nji skenar fantastik, aktrim ‘down to earth’ dhe nji realizim minimalistik. Filmatarët shqiptarë duhen me marrë mësim se si në mënyrë shumë të thjeshtë, minimaliste, mundet me u realizue filmi. I ftoj të gjithë me i gjetë mënyrat e me e pa këte film.
I njëjti send vlen edhe për filmin e bullgarit Radosllav Spassov, ‘Stolen Eyes’(“Otkradnati Ochi”). Film, i cili ban fjalë kohën e Zivkovit, në fund të 80’ave, kur vendosi me jau ndërru emnat, traditat, kostumet minoritetit turk, tue u mundue me i bullgarizue. Filmi tregohet në të kaluemen (‘flashback’) dhe ka nji strukturë shumë të ngjashme me ‘Before the Rain’ të Mancevskit.
Filmi tregon luftën për ruejtjen e identitetit përmes marrëdhanieve të dy personazheve kryesore dy të ri. Ajten, nji vajzë e re turke dhe, Ivan, nji ushtar bullgar.
Pasi Ajtenes i vdes fëmiu në nji aksident, në të cilin asht i ngatërruem edhe Ivani, që të dy përfundojnë në nji klinikë psikiatrike. Aty, tue marrë parasysh nji prapaskenë plot trauma, marrëdhënia e tyne në mënyrë shumë të veçantë zhvillohet në dashni.
‘Stolen Eyes’ asht ba me regji të kameramanit Spassov ,dhe hetohet puna e tij se me sa ndjeshmëni i ka filmue ngjarjet. Aktrimi i Valeri Yordanov – Ivanit, asht njimend për lakmi. Mënyra se si e luen ai zhvillimin e karaketrit të tij nga nji person që nuk don me iu bashku njisiteve speciale bullgare, e deri te personi i cili asht i shtyem me ba krime po që në nji farë mënyre arrinë me e ruejt njerëzoren në personazhin e vet.
Me të njejtën energji i pergjegjet Vessela Kazakova (Ajten). Ajo zhvillon nji personazh qe asht në të njejtën kohë shumë e butë, e prekshme, mirëpo poashtu edhe shumë e fortë, e egër në trysninë e saj, për me e ruejt emin, traditën dhe identiten e vet.
Nji film tjetër që u mirëpritë shumë nga publiku ishte filmi slloven ‘Gravehoping’, nji komedi me humor të zi, ku personazhi kryesor fiton bukën e gojes tuj mbajt fjalime nëpër varrime.
Publiku mirëpriti edhe filmin e Fatih Atkin ‘Crossing the Bridge’. Regjisori që na solli ‘Head On’, sivjet erdhi me nji dokumentar. Filmi ka nji element alla ‘Shuffle’ të Ylberit e Edonit, veçse ban fjalë për skenën muzikore t’Stambollit.
Nga Turkia me shumë sukses u dha edhe filmi fantastik i Kutlug Ataman, ‘2Girls’ ( ‘2 Çika’). Ataman mbas ‘Lola and Bilidikid’, i realizuem n’Gjermani, u kthye n’Turqi si u shpreh ai, për me e vendosë veten n’hartën e regjisorëve turq.
Tue folë se sa ndryshe asht ky film prej kineasteve tradicionalë n’Turqi, Ataman u deklarue me ironi se shumica e kineastëve turq jetojnë në shekullin e kaluem dhe banojnë jo n’Turqi, po n’Finlandë!
Nga kinematografitë botnore sivjete prapë Amerika Latine solli nji freski, me filmat nga Brazili si “Almost Brothers”, “Lower City” e “Estamira”.
Nga Lindja e Largët Takeshi Kitano s’ka t’ndalun, si regjisor në “Takeshi’s” dhe si aktor në “Blood and Bones”.
“French Revolutions” thirret pjesa e festivalit që shfaqë filmat francezë.
Pos filmit të Danis Tanovic, m’duhet me e përmend filmin “Hidden” të Michael Hanneke’s, i cili ban fjalë për rolin e Francës gjatë kolonizimit t’Algjerisë, por pa tregue asnji imazh nga ai konflikt.
Nji send tjetër që duhet me e përmend asht “Elizabethtown” në regji të Cameroon Crowe-it, i cili sivjet iu bashkue listës së aktorëve që shëndrrohen në regjisorë.
E pos tijna, në këte kategori duhet me e përmend filmin e tretë të Steve Buscemi-t “Lonesome Jim” si dhe trillerin politik të George Clooney-t “Good Night, and Good Luck”, i cili edhe e mbylli festivalin t’ejten.
Në fund, mbas dy jave, ma shumë se 70 orë i ngujuem nëpër kinot e Londrës, për lexuesit e “Javës” m’duhet me e përmend edhe filmin ma të prekshëm të tanë festivalit , “Shooting Dogs” të Michael Caton-Jones. Filmi ban fjalë për nji “Srebrenicë” të Ruandës. Asht skenari që tashma asht pa në disa vende kur, trupat e Kombeve t’Bashkueme jau lëshojnë mjekërr ma se 3000 pjesëtarëve të fisit Tutsi dhe i lanë me i masakrue kriminelat e fisit rival Hutu.
Shpresoj se UNMIK nuk ka me e përsërit këtë gabim e me ja lshue mjekërr shqiptarëve në negociata!
by Gazetajava.com

0 Comments:
Post a Comment
Subscribe to Post Comments [Atom]
<< Home